e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Flores: Goli për nënën, i plotësova amanetin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flores: Goli për nënën, i plotësova amanetin

Deri në fund kishte dyshime nëse do të zbriste apo jo në fushë. Por vendosmëria e Erik Floresit bëri që, edhe pse në zi, të sfidonte gjendjen e rënduar emocionale dhe ta niste si titullar takimin kundër Tiranës. Luajti 90 minuta të plota dhe ishte pa diskutim heroi i Kukësit.flores Falë golit të tij, verilindorët morën një pikë të artë, që u dha mundësinë të blindonin vendin e tretë në renditje, por këtë herë të vetëm, pas humbjes së Teutës me Partizanin.

Fill pasi topi shkoi në rrjetë hodhi vështrimin nga qielli, duke ia dedikuar këtë gol nënës së tij, e cila pasditen e së shtunës ndërroi jetë. I kontaktuar nga "Panorama Sport" braziliani tha se çoi në fund amanetin e nënës së tij.

"Doli ajo që më tha nëna ime. Para se të ndërronte jetë, më kërkoi që të qëndroja këtu (në Shqipëri) dhe të bëja punën time. Dhe ashtu ndodhi, unë luajta dhe bëra maksimumin për të ndihmuar skuadrën. Ajo më shikon nga lart, ndaj këtë gol ia dedikoj vetëm asaj", tha shkurtimisht Flores.