e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Banera dhe tymuese, Fanatics vijon protestën jashtë stadiumit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Banera dhe tymuese, Fanatics vijon protestën jashtë stadiumit

Ndezja e projektorëve nuk mjaftoi që të mbushte stadiumin "Selman Stërmasi". Të pranishmit numëroheshin me gishta, madje më të shumtë ishin kuksianët, pasi sikundër ishte paralajmëruar "Tirona Fanatics" vazhdon bojkotin.protesta Edhe dje, ashtu si ndaj Flamurtarit, qindra të tjerë vijuan protestën. Këtë herë slogani ishte: "Larg mercenarëve", ndërsa thirrjet në kor dhe banerat kundër drejtuesve nuk mungonin. Për 90 minuta qëndruan aty, duke dëshmuar se janë afër Tiranës, por larg mashtrimeve.

Madje, prezenca e tyre nisi që të ndihej pas minutës së 80-të, kur përreth stadiumit ishin vendosur flakadanë pa fund. Për minuta të tëra komplet impiantin e zaptoi "mjegulla". Pasi kryen adetin, të gjithë u larguan.

E vetmja gjë që nuk dihet është kohëzgjatja e kësaj proteste, por duke parë si po shkojnë gjërat, bojkoti duket se do vazhdojë edhe për disa javë. Ata janë të prerë që ta çojnë deri në fund misionin që kanë nisur.

Por, të vetmit që rëndohen nga mungesa e lojtarit të 12-të janë pikërisht lojtarët në fushë, por edhe arka e klubit. Edhe pse me një impiant modern në dispozicion, me këtë ritëm duket qartë se humbjet nga mungesa e tifozëve do të rëndojë vetëm xhepin e drejtuesve.