e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Flamurtari, te henen riformatohet skuadra

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flamurtari, te henen riformatohet skuadra
Me fitoren 3-1 në fushën e Buduçnostit, i bënë të gjithë tifozët (madje, edhe ata që nuk ishin vlonjatë) të ëndërronin. Megjithatë, gjithçka ndryshoi me humbjen 2-1 në Vlorë përballë malazezëve dhe dy humbjet (0-2 e 1-5) me çekët e Jablonecit. Tashmë, pas zhgënjimit në Europa League, Flamurtari është gati për riformatimin thuajse të plotë të skuadrës. Gjithçka pritet të nisë të hënën. Në sezonin e ri, ekipi kuqezi do të jetë plotësisht i ndryshëm nga ai i edicionit të kaluar. Pas largimeve të Xhafajt, Ahmatajt, Devollit e Plakut dhe lamtumirës së teknikut Magani, klubi pritet të bëjë të tjera spastrime. Mund të largohet Niajs Lena, ashtu sikurse edhe ndonjë mbrojtës: Veliu kërkon aventurën jashtë Shqipërisë, por mund të ketë edhe prishje të kontratave për paraqitje të dobëta në ndeshjet europiane.