Lorik Cana, nga lider ne syrin e ciklonit te Lacio
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
U duk se Lorik Cana ishte duke fituar dalëngadalë terren në Lacio. Mediat italiane shkruanin se futbollisti shqiptar, së bashku me francezin Xhibril Cise, është duke e marrë lidershipin në klubin italian. Por nga dje gjërat duket se kanë ndryshuar disi. Faqja zyrtare e klubit lacial në internet kishte bërë së fundmi një shkrim të veçantë, ku përmendte dyshen Cise-Cana, të cilët përveç tifozëve, duket se ua kishin fituar zemrën edhe shokëve të skuadrës. “Mesfushori shqiptar dhe sulmuesi francez e udhëheqin grupin si të ishin në Lacio prej disa vitesh, shkruante ‘sslazio.it’. Karakteri dhe angazhimi i tyre ishte ai që i mungonte ekipit bardhekaltër. Janë te Lacio që prej një muaji, por e udhëheqin ekipin si veteranë.
Kanë karakter të fortë, këtë e demonstrojnë në çdo rast. Nëse bëhet fjalë për një provë taktike ose miqësore, dëshira e tyre është një stimulim më shumë për shokët”, vazhdonte shkrimi. Edhe tifozët janë shfaqur të pasionuar pas angazhimit të tyre. Disa prej tyre i kanë shkruar emrat e tyre në fanella. Por kur dukej se gjithçka po ecte për mrekulli, ka ardhur miqësorja e fundit mes Lacios dhe Slavias së Pragës, e cila është mbyllur 3-3. Shtypi menjëherë ka nxituar të kritikojë ashpër paraqitjen jo të mirë të mesfushorit shqiptar.
“E vetmja notë negative në këtë ndeshje ishte paraqitja e dobët e Canës, shkruanin gazetat lokale. Mesfushori shqiptar dukej si një peshk jashtë ujit, kloni i qenit bulldog plot grinte dhe personalitet që të gjithë njohin. I impenjuar në pjesën e dytë si mbrojtës qendre në modulin 4-4-2 të Rejas, kapiteni i kombëtares shqiptare ka demonstruar pak shkathtësi dhe një dinamizëm nën mesataren, pa numëruar gabimet e shumta e banale të bëra prej tij, duke përfunduar thuajse gjithnjë i injoruar nga shokët e skuadrës, kundrejt të cilëve nuk e ka fituar ende etiketën e liderit”, përfundon.