e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Flamurtari akuzon: FSHF nxiton vetëm kundër nesh për penalizime

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flamurtari akuzon: FSHF nxiton vetëm kundër nesh për penalizime

Flamurtari ka dalë dje me një komunikatë për shtyp, ku akuzon institucionin e futbollit shqiptar për dy standarde në marrëdhëniet me klubet. flamurtariMadje, vlonjatët shkojnë deri atje, duke akuzuar FSHF-në për fshehje të vendimeve të klubeve të tjera që kanë borxhe ndaj ish-lojtarëve.

"Duke evidentuar problematikat aktuale në futbollin shqiptar dhe jo vetëm, vendimet apo gabimet e gjyqtarëve, Flamurtari kërkon të sjellë në vë- mendje dhe të protestojë fuqishëm referuar fakteve të pakundërshtueshme, të cilat po ndikojnë në zhvillimin e një gare të ndershme.

Janë disa faktorë që tregojnë qartë dhe hapur se nga institucioni i FSHF-së po veprohet me dy standarde me vendime arbitrare, të cilat reflektohen më pas në mbarëvajtjen e klubit. Ndërsa gjyqtarët po përcaktojnë se cila skuadër duhet të fitojë, humbasë apo barazojë në fushën e lojës, komisionet e FSHF-së po ndikojnë direkt në ecurinë e skuadrave.

Këtu iu referohemi dënimeve dhënë nga komisionet përkatëse, apo edhe çështjes së heqjes së pikëve nga FIFA. Në dijeninë tonë, nuk është vetëm klubi ynë me probleme detyrimesh ndaj ish-lojtarëve të vet. Po shohim se vetëm ndaj nesh nxitohet për të zbatuar urdhrin e FIFA-s për ulje pikësh, apo edhe më keq se kaq.

Në shumë klube të tjera, borxhet të cilat janë edhe më të mëdha, jo vetëm nuk zbatohet ultimatumi i FIFA-s për uljen e pikëve, por përpjekja e FSHF-s për të mos i bërë publike ato, është e madhe, me të vetmin qëllim për të mos i penalizuar.

Krejt e kundërta ndodh ndaj Flamurtarit, referuar këtu rastit të Toni Pezos apo edhe Aleksandër Bajevskit, ku ultimatumet kanë qenë të qarta dhe penalizimet thuajse gati.

Po ashtu, në një kampionat si i joni, ku nga shumica e skuadrave priten më shumë 'gëzim', ndeshjet që luhen në mesjavë, Komisioni i Etikës dënon një lojtar dhe njollos imazhin e klubit për trukim të rezultatit në një ndeshje që Prokuroria ka mbyllur hetimin, duke mos e cilësuar të trukuar (Partizani-Flamurtari 2-1)", thuhej dje në komunikatën e klubit vlonjat në faqen zyrtare në "Facebook".

Përgatiti: Ermal Sika