Fiorentina zgjedh Paulo Sozen ne stol, Gashi mund ta ndjeke
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas shkarkimit të Montelës, vjollcët i besojnë “arkitektit” të Bazelit, që me vete mund të tërheqë elementë të rëndësishëm, si mesfushori shqiptar.
Paulo Soza do të pasojë Vinçenco Montelën në stolin e Fiorentinës. Lajmi është bërë i ditur nga mediet italiane. “Arkitekti” i Bazelit, që i dha titullin këtë sezon skuadrës zvicerane ku luajnë shumë shqiptarë (Gashi, Xhaka, dy vëllezërit Ajeti), do të kërkojë ndoshta edhe ndonjë element të rëndësishëm dhe mes emrave që spikasin është mbrotjësi Fabian Shar, apo edhe Gonzales dhe Lukas Zufi.
Por, mes tyre mund të jetë edhe “Këpuca e Artë” e Zvicrës, Shkëlzen Gashi, me 22 gola në 31 ndeshje. Një shifër që të tremb, pa harruar që për skuadrën e Bazelit ka qenë pika më e fortë. Vlera e Gashit, aktualisht, është 8 mln euro, teksa Bazeli s’ka ndër mend që të bëjë skonto. Gashi kërkohet edhe nga Lacio e Igli Tares, por mund të ketë futjen në skenë edhe të disa klubeve nga Premier League dhe sidomos nga Bundesliga. Gashi ka një kontratë deri në vitin 2018. Përpara pak kohësh,
8
Mln
Euro është vlera e kartonit të Shkëlzen Gashit.