Bakaj largohet nga Tirana

Bakaj largohet nga Tirana

Nje nga lojtaret me te mire te Tiranës dhe superliges ne sezonin qe sapo lame pas, Elis Bakaj beri zyrtare edhe divorcin me klubin bardheblu.

 

Ne nje konference te improvizuar ne “Selman Stermasi” pikërisht ne atë stadium ku debutoi gushtin e kaluar, Bakaj theksoi se kjo nuk është nje lamtumire ndaj Tiranës, pasi shpreson te rikthehet përsëri per te fituar trofe me skuadrën e kryeqytetit.

 

Bakaj ka nënshkruar nje kontrate me izraelitet e Hapoel Ranana, sipas tij nje trampoline per një ekip me te forte dhe si rrjedhim dhe per t’u afruar me shume me kombëtaren shqiptare. Gjate sezonit qe sapo lame pas, Bakaj u be një pike shume e rëndësishme per Tiranën duke shënuar 13 gola.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama