e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Elseid Hysaj mund te ndjek ish-tranjerin e tij Mauricio Sarri tek Napoli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Elseid Hysaj mund te ndjek  ish-tranjerin e tij Mauricio Sarri tek Napoli

Napoletanët kanë bërë hapa konkrete për mbrojtësin shkodran,  për më tepër që tani në drejtimin teknik të Napolit është Sarri, një trajner që e njeh mirë Hysajn dhe që ka shfaqur dëshiren drejtuesve te klubit për të patur ne ekip  mbrojtësin e krahut të djatht.

Gjithashtu mbrojtësi shkodran nuk e fsheh dëshirën që në sezonin e ardhshëm të luajë për Napolin, që është një nga katër ekipet më të mira aktualisht në Itali.

Hysaj në konferencën e sotme për shtyp me zëdhënësen e FSHF-së

“Mund të them se ka fjalë dhe shumë emra klubesh – ka deklaruar mbrojtësi në konferencën për shtyp të mbajtur sot në rezidencën e Kombëtares në Durrës -. Mirëpo më konkret deri tani është Napoli, me të cilin kam pasur kontakte që pa vajtur atje ish-trajneri im te Empoli. Kurse tani që ka shkuar Mauricio Sarri, besoj se çdo gjë mund të bëhet më e lehtë”.