Fiorentina ne gjurmet e Andi Liles

Fiorentina ne gjurmet e Andi Liles

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, mund të mbetet në Serinë A edhe sezonin e ardhshëm, pas shpërbërjes së skuadrës së Parmës për shkak të falimentimit të klubit.

Lila ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh të mëdha brenda dhe jashtë Italisë me paraqitjet e tij të mira në Serinë A gjatë ndeshjeve të fundit.

Ai jo vetëm ka qenë një ndër më të mirët për skuadrën e tij, por sidomos ka shkëlqyer në çdo aspekt, duke u vlerësuar madje me nota mbi 6, gjë që është tepër e vështirë.

Edhe në sfidën e fundit, në Toskanë, ndaj Empolit, 29-vjeçari ka qenë protagonist i golit të parë realizuar nga Lodi.

Mësohet se pikërisht në këtë ndeshje, ku Lila u aktivizua për 69 minuta, agjentët vjollcë të merkatos kanë mbajtur shënim.

Nisur nga fakti se në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës Fiorentina ka mungesa të theksuara, pasi Riçards dhe Tomoviç nuk bindin plotësisht, ndërsa në mesfushë, vetëm Rozi nuk jep garanci, Lila shihet si një ndër lojtarët që do të sillte frymëmarrje në skuadër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama