Klubi shqiptar Rilindja merr pjese ne Kupen e Mbretit ne Norvegji

Klubi shqiptar Rilindja merr pjese ne Kupen e Mbretit ne Norvegji

Për herë të parë në historinë e futbollit norvegjez, një klub i themeluar nga shqiptarët do të marrë pjesë në raundin e parë të Kupës së Mbretit. Klubi i Futbollit Rilindja, i themeluar rreth 3 dekada më parë do të sfidojë ekipin norvegjez të Ligës së Parë, Baeum Sport Klub.

Në takimin eleminator, Rilindja kaloi me sukses testin kundër rivalëve të Frigg, duke fituar të drejtën për të hedhur hapin e parë historik. Ndeshja do të luhet të mërkurën në orën 18:00 ne fushen e Haugerud Kunstgress. Trajneri Alban Shipshani shprehet se kualifikimi i Rilindjes deri në fazën e parë është një arritje e madhe, por ai nuk kënaqet me kaq, duke kërkuar një fitore në ndeshjen kundër Baerum, raporton Sport News.

“Kualifikimi në raundin e parë për ne është një arritje e madhe por siç ua kam bërë me dije edhe lojtarëve në takimin ndaj Baerum do të kërkojmë fitoren”, tha ai.

Pjesa dërmuese e skuadrës është e përbërë nga lojtarë me kombësi shqiptare, por nuk mungojnë as elementët e huaj. Aktualisht Rilindja militon në Ligën e Katërt dhe e ka nisur sezonin me dy fitore, në po kaq ndeshje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama