Juve-Real i bashkohen Barca-Bajern ne gjysmefinale

Juve-Real i bashkohen Barca-Bajern ne gjysmefinale

Torinezët barazuan 0-0 në Monako, por iu mjaftuan fitores së arritur në fushën e tyre 1-0, falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Arturo Vidal për t’u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Reali ia doli mbanë në fushën e tij vetëm falë golit të shënuar në minutën e 87-të nga Hernandez, pas një aksioni të bukur mes Ronaldos dhe Rodrigezit. Atletiko arriti të mbrohej heroikisht deri në fund, por kartoni i kuq i Turan i hapi dyert e gjysmëfinales Realit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama