Fenerbahçe mbush xhepat e zikaltërve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Stevan Jovetiç do të largohet nga Interi në fund të sezonit. Fenerbahçe ka shfaqur interes për malazezin dhe një lëvizje e tillë mund të përfitojë afro 10 milionë euro.
Skuadra turke ofron 25 milionë euro, ndërsa zikaltrit duhet t'i paguajnë Sitit afro 15 milionë euro.
Me këtë lëvizje, drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta lënë të lirë sulmuesin, i cili u transferua me shumë bujë në Itali, por nuk la shumë gjurmë. Mançini s'i ka dhënë shumë besim, por gjithçka do të kuptohet në këto javë të fundit të kampionatit.