e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ajeti shtylla e Frozinones, pritet titullar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ajeti shtylla e Frozinones, pritet titullar

arlind ajeti frozinoneArlind Ajeti është konfirmuar një nga lojtarët më të mirë të Frozinones në javët e fundit të kampionatit.

Për këtë fakt, trajneri Roberto Stelone i ka dhënë sërish besim mbrojtësit të Kombëtares shqiptare për sfidën e sotme ndaj Interit.

Mediat italiane kanë konfirmuar se shqiptari do të jetë në qendër të mbrojtjes si në ndeshjet e fundit dhe Frozinone do tentojë të marrë pikë për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes.

Në ndeshjen e sotme do të ketë një derbi mes Manajt dhe Ajetit, por i pari do të jetë në pankinë, ndërsa i dyti në fushën e lojës. 22-vjeçari i Frozinones ka luajtur rregullisht me ekipin e tij gjatë javëve të fundit.