e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Federata pa pergjigje per 'dhunen me kollare'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata pa pergjigje per 'dhunen me kollare'
Federata Shqiptare e Futbollit është duarlidhur para dhunës që vjen nga tribunat “Vip” të stadiumeve shqiptare. Politikanë të ndryshëm, (sidomos ata që vijnë nga qytetet e vogla) që për fatin e keq të futbollit kanë qëlluar edhe sportdashës janë shpesh protagonistë të ngjarjeve të turpshme. Sharjet, kërcënime me armë (me apo pa leje) dhe deri te dhuna e drejtëpërdrejtë, si shkelmat e grushtat (ndaj kundërshtarëve apo arbitrave) janë pjesë e një repertori që fatkeqësisht nuk po arrin të limitohet.

Pamjet filmike ku duket qartë deputeti i Peqinit, Dashnor Sula, ndërsa tenton të godasë arbitrin e ndeshjes Shkumbini-Laçi, Albano Janku, jo vetëm që nuk i bëjnë ndonjë nder burrërisë së autorit, por nuk ndihmon as skuadrën e tij të zemrës (Shkumbini është dënuar shpesh edhe për bëmat e të fortit të saj) dhe sidomos vetë futbollin shqiptar. Gjithashtu vë në siklet Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila deri me tani nuk ka marre asnje mase ndaj ketyre ngjarjeve te shemtuara dhe te denueshme.