e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Farruk Sejdini nuk e braktis 'nendetesen'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Farruk Sejdini nuk e braktis 'nendetesen'
Dinamo sapo ishte mundur 0-2 nga Kamza në “Qemal Stafa”, këtë herë nuk u pa gjëkundi as “dora e zezë” e gjyqtarëve, por Farruk Sejdini menjëherë më pas deklaroi se do të rishikonte qëndrimin në krye të stolit të bluve. Ecuria negative e bluve, por edhe humbja e merituar, e cila nxori në pah edhe potencialin real të skuadrës, e cila sado entuziaste dhe me shumë të rinj të etur, prapë nuk ka këllqet për ta përballuar luftën e ashpër të Superiores, e kanë bindur teknikun veteran se ajo vështirë të mbijetojë në elitë. Ndoshta ishte një moment nervozizmi, por 24 orë më vonë “Xhaxhi” ka menduar t’i japë vetes edhe një shans, pasi beson se, nëse gjerat do të ecin normalisht, skuadra e tij e ka potencialin për të qëndruar në Superiore.