Federata 'ledhaton' Lacin, denim fushe dhe minus 6 pike
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk ka përjashtim për Laçin, vetëm ndëshkim fushe dhe minus 6 pikë në renditje. Ky ka qenë verdikti i Komisionit të Disiplinës, i cili duket se ka ledhatuar skuadrën kurbinase, pas dhunës së pashembullt së shpërthyer në fundin e ndeshjes Laçi-Kastrioti (1-1) më 4 dhjetor, ku drejtuesit e lartë të skuadrës së Laçit, presidenti Pashk Laskaj, zëvendëstrajneri Ardian Laska (i arrestuar tashmë) dhe zyrtari Kastriot Rama.
Pas golit të barazimit në minutat shtesë, arbitri Lorenc Jemini lajmëroi përfundimin e ndeshjes. Menjëherë më pas në fushë ka hyrë e gjithë pankina e Laçit, përfshirë edhe drejtuesit, të cilët kanë goditur gjyqtarin e FIFA-s. Jemini u dhunua në fushën e lojës nga tifozë dhe drejtues të kurbinasve, të hënën, në përfundimin e ndeshjes Laçi-Kastrioti. Federata Shqiptare e Futbollit është treguar zemërgjerë dhe nuk ka përdorur ndëshkimin maksimal të ofruar nga kodi sportiv, i cili parashikonte deri përjashtimin e skuadrës nga kampionati i Superiores dhe si rrjedhojë, rënien e ekipit kurbinas në një kategori më poshtë në sezonin e ardhshëm. FSHF-ja ka dënuar aktet e dhunës të shfaqura nga skuadra e Laçit në ndeshjen kundër Kastriotit, ku vendasit rrahën barbarisht arbitrin ndërkombëtar Jemini.
Komisioni i Disiplinës dënoi ekipin kurbinas që t’i luajë të gjitha ndeshjet deri në fund të këtij sezoni jashtë fushës së tij dhe pa praninë e tifozëve, si dhe heqjen e gjashtë pikëve në renditjen e Superiores. Në bazë të këtij vendimi, kurbinasit duhet të zhvillojnë të gjitha ndeshjet e mbetura brenda sezonit në fushë asnjanëse dhe pa tifozë, ndërsa bien në renditje nga vendi i gjashtë në të 11-in, në kuotën e dhjetë pikëve. Gjithashtu, ky organ vendosi edhe për ndëshkimin e zyrtarëve të klubit të Laçit, Ardian Laska, dhe Kastriot Rama, me 24 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike, si edhe 500 mijë lekë gjobë. Lojtari i Laçit, Florian Laska, është dënuar me 12 javë nga aktivitetet sportive dhe 500000 lekë gjobë. Ky organ ka penalizuar edhe presidentin e ekipit kurbinas, Pashk Laska, me 2 vjet pezullim.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti i Laçit dënohet. Në ndeshjen e sezonit të kaluar Laçi-Skënderbeu, z. Pashk Laska në korridorin e stadiumit të kurbinasve ka goditur me grusht futbollistin maqedonas të Skënderbeut, Ristovski, me pretendimin që ky i fundit e kishte ofenduar nga familja. Komisioni i Disiplinës e dënoi atëherë me nëntë ndeshje pezullim dhe me një gjobë prej 100000 lekësh. Përveç skuadrës së Laçit, FSHF-ja ka dënuar klubin e Tomorrit për cenim të mbarëvajtjes së ndeshjes kundër Vllaznisë të zhvilluar në fushë asnjanëse dhe për rifutjen në fushë të topave. Po ashtu në listën e të ndëshkuarve në mbledhjen e djeshme të Disiplinës figuron edhe Luftëtari, i cili për sjellje të keqe të tifozëve, për hedhje të fishekzjarrëve gjatë ndeshjes me Gramozin, fituar nga gjirokastritët me rezultatin e thellë 4-0, është dënuar me 150 mijë lekë gjobë.