Tragjedi Angleze, eliminohen dy Mancesteret
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbrëmja e djeshme e Ligës së Kampioneve do të mbahet mend për emocionet e shumta që përcolli, por edhe për lojën e pistë të disa skuadrave, që duke toleruar u dhanë shansin ekipeve që kishin më pak shanse të kualifikoheshin më tej. Natyrisht që mbrëmja e djeshme ishte veçanërisht e zymtë për skuadrat angleze, pasi si Mançester Junajtid, ashtu dhe Mançester Siti i eliminuan nga Champions. Mançester Siti fitoi mbrëmë pastër 2-0 ndaj Bajernit të Munihut, por trepikëshi nuk mjaftoi, pasi Napoli, që kishte një pikë më shumë në klasifikim, fitoi po me të njëjtin rezultat ndaj Vilarealit. Kështu italianët ruajtën vendin e dytë në grup dhe mundën të siguronin një biletë kualifikuese si vend i dytë. Kualifikimi tjetër në grupin A i përket Bajernit, ku gjermanët, edhe pse humbën, e kishin siguruar që më parë kalimin në raundin tjetër.
Mançester Junajtid ka pësuar mbrëmë një nga dështimet më të turpshme në historinë e Champions, pasi u eliminua nga Bazeli i Zvicrës. Skuadra ku luajnë dhe shumë shqiptarë bëri një ndeshje heroike dhe në fund fitoi 2-1, duke marrë vendin e dytë në grupin C dhe duke shkuar më tej. Për vendasit shënuan Straller dhe Frei, ndërsa për Junajtid, goli i shënuar nga Xhones në minutën e fundit pati thjesht vlerë statistikore. Për Junajtid mbrëmë mjaftonte dhe një barazim, por Bazeli e mundi në takim të drejtpërdrejtë për vendin e dytë, duke siguruar kualifikimin. Eliminimi nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtojë Aleks Fergusonit dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Po në këtë grup, Benfika mundi Otelul Galatin 1-0 dhe siguroi vendin e parë me 11 pikë, pra duke u kualifikuar.