Tafaj kercenon: Larg duart nga Tirana!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Administratori i sh.a. “Tirana”, Alban Tafaj, garanton lojtarët se do të shlyhet nëntori brenda këtij viti, falënderon Refik Halilin, ndërsa flet për ndryshimet në infrastrukturë dhe merkaton.
Alban Tafaj, administratori i sh.a. “Tirana”, në një prononcim dhënë enkas për “Sportin shqiptar” dje, ka siguruar lojtarët se rrogat e prapambetura do të merren. Madje brenda këtij viti të gjithë do të shlyhen. Tafaj, një në prononcim ekskluziv, ka folur edhe për merkaton, por ka kërcënuar publikisht ekipet rivale që duan t’i rrëmbejnë lojtarë bardhebluve që t’i mbajnë duart larg. “Pjesës dërrmuese të skuadrës i është paguar rroga e muajit shtator, jo plotësisht, por rreth 70%, madje ka edhe një pjesë të stafit të papaguar. Me një sforco të donatorit Refik Halili, i cili i vetëm po bën më të mirën për Tiranën, do të shlyhet edhe pjesa tjetër e skuadrës dhe e stafit shumë shpejt. Kam dëgjuar edhe ankesat në media, ku ka lojtarë që thonë se kanë nga tre muaj pa u paguar.
Kjo është pak e ekzagjeruar, sepse rrogat te Tirana meren më datën 20 të muajit pasardhës. Skuadra do të ketë mbështetje maksimale nga klubi, madje po bëjmë ç’është e mundur që deri në fund të këtij viti të shlyhet pjesa e mbetur e shtatorit, tetori dhe nëntori me donacione. Ne po bëjmë ç’është e mundur që t’i japim një zgjidhje sa më shpejt situatës. Asnjë futbollist i Tiranës nuk do të largohet po të jetë nën kontratë. Nuk do të funksionojë më si më parë, që lojtari largohej të luante jashtë, pa asnjë detyrim. Tirana tashmë ka ndryshuar status dhe tolerime të tilla as që bëhet fjalë të ndodhin. Madje, ekipet rivale të mos merren kot me lojtarët e Tiranës, sepse të gjithë do të qëndrojnë këtu dhe janë pjesë e projektit të klubit. Ata bëjnë mirë të ruajnë lojtarët e tyre dhe bëjnë kujdes se mos ua marrin ndonjë futbollist në janar.”
Falënderimi: “Gjej rastin që t’i falënderoj të gjithë lojtarët, që nga ai që ka kontribuar më shumë e deri tek më i riu. Pavarësisht situatës, ata kanë vepruar si profesionistë dhe kanë dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës. Madje edhe te humbja me Shkumbinin nuk ka ndikuar çështja e pagave. Ne kemi pak lojtarë dhe nuk kemi luksin që të bëjmë lëvizje në formacion. Vetëm për besnikërinë që ata kanë treguar, ne do të bëjmë ç’është e mundur që t’i shlyejmë të gjithë.”
Rubio: “Kemi në krye të skuadrës një trajner shumë të zoti dhe mbi të gjitha profesionist. Ai mundohet që vazhdimisht ta mbajë të karikuar ekipin, madje shoh tek trajneri spanjoll një impenjim maksimal jo vetëm në kampionat, por edhe në kupë, sepse e di rëndësinë që ka ky kompeticion. Përmes kupës, vjet ai fitoi edhe Superkupën, që është trofeu i tij i parë me Tiranën.”
Kontratat: “Kemi biseduar me trajnerin, madje jemi ndalur edhe te merkatoja, por ne më parë duhet që të mbajmë këta lojtarë, ku pjesa më e madhe kanë kontrata, disa dyvjeçare dhe të tjerët edhe tre vjet. Ka një garanci shumë të madhe, sepse në mes është bashkia dhe do të shlyhen. Madje kjo do të parashkruhet edhe në rrogat e lojtarëve për vitin 2012 nga Bashkia e Tiranës.”
Merkatoja: “Nuk mund të flas për merkaton, edhe pse ajo është e domosdoshme. Ne do të bëjmë një analizë më të hollësishme dhe do të nxjerrim në konkluzion si staf se kush i nevojitet Tiranës e kush jo. Me përforcimet që do të vijnë në janar, jam i bindur që do të jemi edhe më të fortë,” – shtoi mes të tjerash Alban Tafaj.
Infrastruktura “Bashkia e Tiranës ka një vizion të gjerë, përsa i përket administrimit të ekipit të Tiranës. Përveç pagave, do të ketë edhe mbështetje për infrastrukturën dhe ekipet zinxhirë të cilat janë në plan të parë. Madje kemi si qëllim që t’i bëhet një rikonstruksion i plotë stadiumit “Selman Stërmasi”, që nuk është në gjendje komode për të zhvilluar një ndeshje. Nuk kemi pse paguajmë qera në “Qemal Stafa”, kur ne kemi stadiumin tonë. Krahas stadiumit të ri, i cili do të mbushë edhe arkat e klubit, sepse do të shfrytëzohet edhe për marketingun. Përveç kësaj, në kompleksin “Skënder Halili” është në projekt një rikonstruksion i dhomave të zhveshjes për ekipet e moshave, madje do të ketë edhe projektorë në mënyrë që ekipet zinxhirë të stërviten deri në orët e vona dhe jo me ngutje gjatë ditës.”
“Jemi pesë pikë prapa, por të parët për titullin”
“Ndeshja me Shkumbinin nuk duhej humbur, mbase na mungoi edhe mbështetja e tifozëve, megjithatë ne jemi pesë pikë larg kreut, që mbahet nga Teuta, një diferencë jo e vogël. Do të luftojmë, madje do të jemi kandidatët kryesorë në luftën për vendin e parë. Gjithçka është e hapur, sepse jemi ende në fazën e parë. Ky kontigjent që ka Tirana është më i mirë se i çdo skuadre tjetër dhe të gjithë e kanë treguar veten deri më tani.”
“Refik Halili, një kontribut kolosal për skuadrën”
Alban Tafaj, nuk lë pa përmendur gjatë prononcimit edhe punën që ka bërë Refik Halili në këto vitet e fundit, si donator apo president i skuadrës së Tiranës. “Natyrisht që duhet falënderuar edhe donatori Refik Halili, i cili përveç kontributit të madh financiar në vitet e shkuara, ka arritur të bëjë maksimumin edhe këtë sezon, duke nxjerrë para nga xhepi i vet, vetëm që skuadra të jetë në nivele të larta të futbollit shqiptar. Madje ai e ka ndërtuar vetë ekipin, ka arritur që të sjellë trajnerin nga Spanja një risi për klubin bardheblu, por edhe të afrojë lojtarë shumë cilësorë dhe meriton respekt nga të gjithë ne. Halili para pak ditësh i doli garant skuadrës edhe për rrogat, edhe pse nuk i takonin atij dhe e mbajti fjalën, ndërsa nuk mungon me praninë e tij jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në stërvitje.”
Rubio: Humbëm në Peqin? Kampionati s’ka përfunduar
Pas humbjes me Shkumbinin, humori te stafi dhe lojtarët e skuadrës së Tiranës nuk është më si më parë. Trajneri Rubio është mërzitur me faktin që ekipi i tij nuk diti të administrojë lojën pas avantazhit. Gjithsesi, ai ka besim se gara është e gjatë dhe do të ndalen edhe rivalët, madje Tirana do të jetë pretendentja kryesore për titullin kampion. “Në Peqin ne kishim presing dhe e vuajtëm. Edhe pse e kthyem rezultatin, nuk e mbrojtëm dot deri në fund. Kurse në Fier, në një ndeshje akoma më të vështirë, sërish e vuajtëm presionin e kundërshtarit, por në fund fituam. Futbolli i tillë është, ndëshkohesh edhe kur nuk e pret. Duhet që të mësohemi edhe me dështime, sepse jeta nuk ka vetëm triumfe. Askush nuk ka folur për titullin më përpara.
Është shpejt për titullin, pastaj një sukses nuk fitohet vetëm nga emri i madh që mund të ketë skuadra. Por nuk duhet që të bëhemi pesimistë pse kemi humbur dy ndeshje, jam i sigurt që Teuta apo rivalët e tjerë do të ndalen. Në një garë të gjatë ka suksese dhe dështime, kështu që humbja në Peqin nuk duhet të trumbetohet shumë,” – tha fillimisht spanjolli. Trajneri Rubio foli edhe për alternativat në stol, që për hir të së vërtetës janë të pakta, kurse i pyetur për çështjen “Duro” nuk ka dashur të komentojë gjatë: “Është e vërtetë që nuk ka alternativa në stol, ju e keni parë edhe vetë gjatë kësaj periudhe që keni qenë këtu. Kurse për Duron nuk dua të flas nëse do të jetë pjesë e ekipit në sfidën e radhës apo jo. Ne luajmë të shtunën, ka kohë deri atëherë për të vendosur. Megjithatë, e lëmë me kaq, nuk dua ta prek më këtë temë.”
Humori për “El Clasico”-n: E shoh këtu, apo doni të më hiqni kaq shpejt?!
Në fundjavë do të luhet klasikja spanjolle, Real Madrit-Barcelona, dhe trajneri Rubio, duke qenë se në të kaluarën ka luajtur me Barcelonën, do të bëjë tifo për katalanasit. I pyetur se ku do ta ndjekë “El Clasicon”, Rubio me humor, ka pohuar: “Ndeshjen do ta shoh në shtëpinë time, këtu në Tiranë, sepse të shtunën do të luhet ndeshja dhe s’mund të shkojë dot në Spanjë. Duke qenë se kam luajtur me Barcelonën, për atë do të bëj tifo në këtë përballje. Ju doni që unë të shkoj në Spanjë ta shoh sfidën? Pse, që tani doni të më largoni nga Tirana? (Qesh). Kurse sa i përket të ardhmes sime, është pak shpejt për të folur.”
Shkurt
- Dje në mesditë u zhvillua edhe analiza e humbjes në Peqin, e cila ka zgjatur afro 30 minuta, ku trajneri Rubio u ka kërkuar lojtarëve të tij që të mos lëshojnë “pe” deri në fund të ndeshjes.
- Erando Karabeci dje nuk është stërvitur, pasi është është dëmtuar në gishtin e madh të këmbës dhe ka marrë leje pranë trajnerit spanjoll, por ka ndjekur seancën.
- Të gjithë lojtarët kanë qenë dje në stërvitje, ndërkohë që për ndeshjen e radhës me Laçin, që do të luhet të shtunën, nuk do të ketë asnjë mungesë.