e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Federata Nderkombetare e Peshengritjes pezullon Shqiperine nga te gjitha aktivitetet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata Nderkombetare e Peshengritjes pezullon Shqiperine nga te gjitha aktivitetet
Peshëngritësit shqiptar janë pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes nga të gjitha aktivitetet. Pezullimi ka hyrë në fuqi që prej datës 3 gusht. Shkak është bërë përdorimi i substancave të ndaluara nga tre peshëngritësve.

Rasti më i fundit ishte ai i Hysen Plakut, i cili u përjashtua nga Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Ndërsa më parë po për këtë arsye Erkand Qerimajt iu hoq titulli kampion Evropë, të cilin e mori në kampionatin e organizuar në Turqi. Qerimaj doli Kampion Evrope në peshën 77 kg në Antalia por pas konstatimit se kishte përdorur substanca të ndaluara titulli iu hoq.

Pezullimi pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2012. Në këtë mënyrë Shqipëria do të humbasë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror për të rinjtë, që do të organizohet në Sllovaki në datat 17-22 shtator, Kampionatin Evropian për të rinjtë që do organizohet në Izrael nga 29 nëntori deri më 9 dhjetor si edhe kupën e Mesdheut që do mbahet në Itali me 7-8 dhjetor.