Faull? Jo, goditje kung fu
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ky ndoshta mund të jetë faulli më i keq që është bërë në vitet e fundit, jo për pasojat, por për mënyrën e ndërhyrjes. Në ndeshjen Livingston-Hearts, futbollisti i vendasve Jason Talbot bën një ndërhyrje makabre ndaj Sam Nicholson. Ai e godet me shkelm në fytyrë duke e shtrirë përdhe të gjakosur. Më tepër se ndëryrje futbolli kjo duket si një ushtrim kung fu-je. Kurioz është fakti se lojtari nuk mori më tepër se një karton të verdhë për këtë ndërhyrje.