e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Di Maria: Mesi e Mourinjo mund punonin pa problem bashke

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Di Maria: Mesi e Mourinjo mund punonin pa problem bashke

Mesfushori i Manchester United, Angel Di Maria beson se bashkëatdhetari i tij i Barcelonës, Lionel Messi do të ishte i lumtur që të punonte me trajnerin e Chelsea, Jose Mourinho.

27-vjeçari është përfolur shpesh për një transferim nga Camp Nou në muajt e shkuar dhe Chelsea është një ndër klubet që raportohet se mbajnë nën vëzhgim situatën e tij. Duke qenë se ka punuar si me Messin ashtu edhe me Mourinhon, Di Maria nuk ka dyshim se të dy do të punonin pa problem bashkë nëse bashkëatdhetari i tij do të vendoste për t’u transferuar në Stamford Bridge edhe pse Di Maria pret që Messi të qëndrojë te Barcelona. “Nuk besoj se Messi do të kishte ndonjë problem për të punuar me Mourinhon”, – tha Di Maria për faqen zyrtare të Fifa-s, duke shtuar,-“Megjithatë unë mendoj se Leo nuk do të largohet nga Barcelona. Është e vështirë të largohesh nga një klub që të ka dhënë gjithshka, ku praktikisht je rritur”.

Ish mesfushori i Realit të Madridit më pas diskutoi në lidhje me krahasimet mes Messit dhe Cristiano Ronaldos duke u shprehur:

“Gjithmonë e kam thënë, ata të dy janë futbollistë krejtësisht të ndryshëm. Leo është protagonist në çdo ndeshje me shpërthimet e tij, dribilimin e dy apo tre futbollistëve dhe kontrollin fantastik të topit në hapësirat e vogla. Cristiano ka të bëjë më tepër me potencën dhe goditjet nga distanca. Nëse unë do të isha Fifa, do të jepja dy Topa të Artë, një për Messin dhe Ronaldon në luftën ndërmjet tyre dhe një për gjithë të tjerët”.