e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Taci e shiti Parmen per...1 euro

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Taci e shiti Parmen per...1 euro

Shitja e klubit të futbollit të Parmës për herë të tretë brenda pak muajsh bëri lajm në Itali, por të njëjtën gjë po bën dhe çmimi i saj. Rezart Taçi e shiti klubin emilian për vetëm një euro. Në fakt edhe për t’a blerë Taçi pagoi të njëjtën shumë, pasi ai mori përsipër të paguante rrogat e prapambetura dhe borxhet që shkonin në disa dhjetëra miliona euro. Tashmë borxhet i kanë kaluar pronarit të ri Giampietro Manenti së bashkë me klubin që vlen 1 euro!