Fabio Cannavaro denohet me 10 muaj burg

Fabio Cannavaro denohet me 10 muaj burg

Fabio Cannavaro do të përballet me një dënim prej dhjetë muajsh burgim për shkeljen e një urdhëri të gjykatës. Ish-mbrojtësi i Juventusit, Realit dhe Parmës ka shkelur urdhërin e gjykatës për të mos shkelur në vilën e tij.

Gjykata kishte urdhëruar Cannavaron të mos shkelte në vilën e tij pasi po bëhej një hetim për abuzim, por Cannavaro nuk i është bindur urdhërit. Fabio bashkë me vëllain Paolo dhe kunatën shkuan të laheshin në pishinën e vilës që ndodhet në Napoli dhe për këtë të tre janë nën hetim ndërkohë që Fabio e ka marrë tashmë sentencën e tij. Aktualisht Cannavaro është trajner i ekipit Gaungzhou Evergrande në Kinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama