Shtyhet derbi stadiumi Qemal Stafa nuk eshte akoma gati

Shtyhet derbi, stadiumi 'Qemal Stafa' nuk eshte akoma gati

Shtyhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ndeshja, e cila ishte parashikuar të luhej ditën e premte në orën 19:00, është shtyrë deri në një vendim të dytë.

Shkak është bërë tapeti i blertë i stadiumit “Qemal Stafa”, i cili pas punimeve në javët e fundit, nuk është akoma gati.

Vendimi paraprak është konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Sipas drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa”, Eduard Prodani, ndeshja është shtyrë, pasi fusha e re nuk është akoma e përshtatshme dhe rrezikohet seriozisht dëmtimi i futbollistëve.

Fillimisht u mendua që derbi të zhvendosej në stadiumin “Elbasan Arena, por edhe aty po bëhen punime për ndërtimin e pistës atletike. Pritet që FSHF të mblidhet së shpejti për të diskutuar se ku do të luhet supersfida Tirana-Partizani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama