Shqiperia shkon ne Kampionatin Europian te Peshengritjes

Shqiperia shkon ne Kampionatin Europian te Peshengritjes

Shqipëria do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Gjeorgji, pavarësisht shkeljeve të afateve ligjore për regjistrimin e shtangistëve në Federatën Europiane.

Mësohet se Bordi Ekzekutiv i Federatës Europiane të Peshëngritjes i ka hapur dritën jeshile vendit tonë të marrë pjesë në kampionat që do të zhvillohet në Tbilisi nga 10 deri më 18 prill. Federata jonë është e detyruar tashmë të paguaj një tarifë prej 680 eurosh, të cilën e paguan çdo federatë.

Skandali i dopingut penalizoi shtangistët tanë më të mirë, duke bërë që në këtë kampionat Shqipëria të shkojë e cunguar. Do të jenë vetëm tre sportist ata që do të mbajnë në duar flamurin kuqezi. Për femrat do të jetë vetëm Shqiponja Brahja, e cila do të garojë në peshën 48 kg. Për meshkuj do të jenë Erkand Qerimaj dhe Sopot Suka, të cilët do të garojnë në peshën 94 kg.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama