e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FSHF po negocion me Avdijajn, i ofron Kombetaren A

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHF po negocion me Avdijajn, i ofron Kombetaren A

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur negociatat për afrimin me Kombëtaren Shqiptare të supertalentit të Schalkes Donis Avdijaj. Burime të sigurta të portalit asport.info pranë shtepisë shqiptare të futbollit kanë saktësuar se zyrtarë të kësaj të fundit po negociojnë me babain e Donisit.

“Ajo çfarë mund të them është se FSHF po e merr me shumë seriozitet afrimin e Avdijajt në Kombëtaren Shqiptare. Madje kohë më parë një zyrtar i lartë i FSHF-së ka telefonuar babain e lojtarit duke i ofruar fanellën e ekipit A, ndonëse ai sot ka mbushur vetëm 18 vjeç”,  thekson burimi. Ndryshe nuk bëhet e ditur përgjigja e familjes Avdijaj karshi kësaj kërkese por se ajo që bëhet e ditur është se tratativat për të afruar lojtarin në Kombëtaren kuq e zi do të vazhdojnë.

Kujtojmë se kohë më parë edhe trajneri i shpresave, Skënder Gega i kishte bërë ofertë Avdijajt për ta afruar me shpresat, por që lojtari s’qe i gatshëm t’i përgjigjej pozitivisht asaj ftese. Ndryshe pjesë ekipeve të moshave janë edhe dyshja tjetër e Schalkes, Esad Morina dhe Dren Hoxha.