Atletiko fiton Superkupen e Spanjes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atletiko i Madridit ka arritur të mposhtë ekipin e Realit në ndeshjen e kthimit me rezultatin e ngushtë 1-0, duke fituar kështu trofeun e Superkupës së Spanjës. Goli deçiziv u realizua nga sulmuesi kroat Mandzukic që në minutën e 2’ të takimit, duke ja bërë akoma më të vështirë ndeshjen ekipit të Carlo Ancelotit.
Ndeshja e parë e luajtur 3 ditë më parë në “Santiago Bernabeu”, përfundoi në barazim 1-1. Atletikos së Madridit i duhej vetëm një fitore edhe nëse ajo do të ishte e ngushtë, që në fakt e realizoi.
Edhe pse nga Atletiko e Madridit u larguan shumë lojtarë të rëndësishëm, përsëri trajneri Diego Pablo Simeone mundi të fitonte trofeun e parë të këtij sezoni, që me shumë mundësi do të rris moralin e lojtarëve edhe për ndeshjet në vazhdim.