FOTO/ Sulmuesi ishte në vendin e shpërthimit, klubi sqaron gjendjen e tij
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas lajmit të publikuar në mediat ndërkombëtare se sulmuesi i Norwich-it Dieumerci Mbokani ka qenë prezent në aeroportin 'Zaventem', në kohën kur ndodhën sulmet terroriste në Bruksel, ka reaguar edhe klubi i Premier Ligës duke pohuar se futbollisti ka qenë pranë vendit të shpërthimit.
Sipas deklaratës së publikuar nga "The Sun", klubi anglez ka sqaruar se futbollisti nuk ka marrë plagë nga sulmet terroriste në aeroport, vend në të cilin mbetën të vdekur 14 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
"Klubi i Norwich City konfirmon se Dieumerci Mbokani ishte në aeroportin e 'Zaventem'-it në Bruksel në kohën e shpërthimit terrorist që ndodhi këtë mëngjes.
Sulmuesi i huazuar te Dinamo e Kievit i shpëtoi atetentatit, por mbeti i shokuar nga sulmet tragjike terroriste në aeroport, vend në të cilin mbetën të vrarë shumë njerëz dhe u plagosën disa të tjerë",-thuhet në deklaratën e klubit.
