e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bardhi, akuza për gjykimin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bardhi, akuza për gjykimin

Trajneri i Mamurrasit, Sinan Bardhi, fajëson gjykimin për humbjen e ndeshjes në Krujë.Bardhi"Nuk jemi mundur nga skuadra e kreut të renditjes Kastrioti, por arbitri u dhuroi atyre fitoren. Ishim përgatitur maksimalisht dhe vendësit nuk kanë gjetur asnjë të çarë te skuadra jonë. Djemtë kanë ditur ta menaxhojnë mirë lojën duke i vënë në vështirësi vendësit.

Atyre u është dashur gjykimi i njëanshëm për të siguruar fitoren ndaj Mamurrasit. Ky kampionat sa vjen e po bëhet edhe më i vështirë për ne. Megjithatë, kemi ende për të dhënë dhe për të luftuar deri në fund. Ekipi është i vendosur për t'i shpë- tuar rënies nga kategoria dhe kam shumë besim se do t'ia arrijmë qëllimit", përfundon Bardhi.

Përgatiti: Ahmet Zani