e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fushë patatesh në Cërrik

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fushë patatesh në Cërrik

Skuadra e Shkumbinit arriti të marrë një pikë të vlefshme përballë Sopotit në sfidën e parë të fazës së tretë, ndeshje e cila u luajt në stadiumin e Cërrikut. fusha e perrenjasitPor, ajo që të lë me gojë hapur është gjendja e fushës në të cilën është luajtur ai takim. Siç shihet qartë edhe nga fotot e publikuara nga "Panorama Sport", në pjesën më të madhe të fushës nuk ka bar, në një kohë që më shumë i ngjan një toke të punuar.

Në një terren të tillë nuk bëhet fjalë për një ndeshje normale, ku fatin e saj mund ta vendosin vetëm topat e baltës. Drejtuesit teknikë të skuadrës peqinase pohuan për gazetën se Shkumbini në kushte më të mira mund të kishte marrë pikët e plota nga përballja me librazhdasit.

Ajo që ka kënaqur më shumë drejtuesit bardhekaltër është fakti që skuadra ka arritur që të krijojë raste për gol dhe mund ta kishte mbyllur sfidën, por terreni nuk e ka lejuar. Nga ana tjetër, futbollistët kanë pranuar vështirësinë për të luajtur në një fushë të tillë.

Gjithashtu, edhe klubi librazhdas ka fajësuar terrenin për këtë barazim. Sipas tyre, ka qenë thuajse e pamundur të luhej normalisht një ndeshje futbolli.

Përgatiti: Fatmir Ahmeti