FOTO/ Femrat në stadiumin e Kukësit firmosin fitoren ndaj Skënderbeut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ekipi i Kukësit fitoi këtë të diel me rezultatin 1-0 ndaj kryesuesve të Superligës, Skënderbeut. Në shkallët e stadiumit të Kukësit pati në interes të veçantë nga ana e tifozërisë vendase. Ajo që ra në sy ishte prezenca e shtuar e tifozëve femra në stadium.
Një banderolë me shkrimin "Barazia Gjinore sjell fitore 50-50", u shfaq nga 'Qendra për Progres Rinor' gjatë kohës që ekipet ndesheshin në fushë.

