Gjici i gëzohet fitores ndaj Skënderbeut: Më interesojnë vetëm rezultatet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici është shfaqur optimist dhe i kënaqur për fitoren që skuadra e tij mori ndaj Skëndërbeut në "Zeqir Ymeri".
Kreu i klubit verilindor përgëzoi skuadrën për rezultatet pozitive të arritura në këto 8-javë, ndërsa theksoi që duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi kampionati vazhdon akoma.
"Ekipi i Korçes ka qenë me meritë atje ku është dhe ka bërë historinë e vet. Ne sot na duhej fitorja dhe e morëm. Dua te falënderoj stafin dhe gjithë lojtarët për këtë rezultat. Tani nuk ka vend për eufori pasi kemi kampionatin përpara. Ishte ndeshje e vështirë, kemi fituar, por gjithmonë këto fitore na japin akoma me shumë zemër për të marrë rezultate të tjera pozitive. Duhet te jemi me këmbë në tokë pasi na presin sfida të tjera të vështira. Por jemi të kënaqur për këtë fitore pse jo. Unë do të preferoja skuadrën në sulm, Edoni (Hasani) na prishi punë me dëmtimin që pësoi, por dhe trajneri vendos ashtu ta zgjidhte dhe rezultoi pozitiv".
Për trajnerin
"Duro duhet falendëruar për punën që ka bërë, nuk ka pësuar asnjë humbje, nëse nuk realizojmë objektivat mbetet ne "vend-numëro" këtë e them për të ulur euforinë. Unë dua rezultatet, atëherë do rikonformohet dhe Duro. Më ka dhënë fjalën që po arriti dy objektivat, Kupën dhe vendin për në Europë, gjithashtu të kalojë turet në "Europa League".
Lika - Duro
"Dyshja Cungu Starova kanë bërë historinë e vet, besoj dhe Lika - Duro janë rrugës për të bërë historinë e tyre, pse jo të mos ja kalojnë asaj dysheje, janë më simpatikë".