Josa ka rezerva për lojtarët, ja ku gabuam
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mirel Josa nuk ka hezituar të kritikojë skuadrën për paraqitjen e bërë në Kukës, ku u mundëm 1-0 nga vendësit.
Tekniku i kampionëve bëri analizën pas ndeshjes për "Super Sport" dhe theksoi që ishin zgjedhjet e duhura që ai kishte vendosur në fushë.
" Golin e morëm në mënyrë shumë të thjeshtë, nuk kishte pse tu shkaktonte faull, në mos markimin e mirë të kundërshtarëve individualistë. Kërkonim një Xhejms që të ishte më determinant. Kukësi e ktheu lojën me 5 mbrojtës që në pjesën e parë. U mundua më pas të na kapte në befasi me kundërsulme.
Për Xhejmsin
"Nuk ka bërë ndeshjen e tij më të mirë, si duket pati probleme me vendosjen që bëmë ne me vendosjen Latifin dhe Progni. Orelesi kreu një lojë mbi mesatare, atë rol kishte në fushë, kështu që do të vazhdojë të qëndrojë në atë drejtim, ju e keni parë ndryshe por për mua ka luajtur mirë. Lilaj është lojtar më i shpejtë dhe dinamik se Orelesi. Thjesht Orelesin e kishim vendos si rregullator.
Goli?
"Nuk dua të diskutoj fare për këtë, ky është gol i rregullt".