e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FIFA nis hetimet për Gjermani 2006, nuk shpëton Franc Bekenbauer

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FIFA nis hetimet për Gjermani 2006, nuk shpëton Franc Bekenbauer

Nuk ndal vorbulla e skandalit që ka përfshirë FIFAn dhe në të është përfshirë edhe Franc Bekenbauer. Komisioni i Etikës në FIFA ka hapur një hetim zyrtar për organizimin dhe financimin e Botërorit "Gjermani 2006".Bekenbauer

Mes drejtuesve që sollën dhe organizuan Kupën e Botës 10 vite më parë, është edhe emri i kajzerit Bekenbauer, ish-zëvendëspresident i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), president i Komitetit Lokal Organizativ të Botërorit 2006 dhe ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FIFA. Së bashku me legjendën gjermane, po hetohet edhe Volfgang Niersbah, ish-presidenti i DFB-së, zv/president i Komitetit Organizativ të "Gjermani 2006" dhe anëtar aktual i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe UEFA-s;

Helmut Zandrok, ish-sekretari i Përgjithshëm i DFB-së; Teo Cvanciger, ish-zv/president i Komitetit Organizativ; Horst Shmid, ish-sekretar i Përgjithshëm i DFB-së; Stefan Hans, kryefinancieri i DFB-së dhe i Komitetit Lokal Organizativ.

"Në rastin e Bekenbauerit, Cvancigerit, Shmidit dhe Hansit, - shkruan komunikata e FIFA-s, - do të hetohet për pagesa të mundshme dhe kontrata të paligjshme që Gjermania të avantazhohej në kandidaturën e saj si vend organizator i Kupës së Botës".