e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FIFA, Shqiperia -16 vende

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FIFA, Shqiperia -16 vende

Në renditjen e fundit të FIFA-s, ekipi kombëtar shqiptar ka zbritur plot 16 pozicione më posht edhe pse nuk ka zhvulluar asnjë ndeshje gjatë përiudhës 13 mars – 10 prill, të cilës i referohet edhe klasifikimi i ri. Shqipëria pozicionohet në vendin 70 me 486 pikë, ndryshe sa pozicionohej një muaj më parë kur ndodhej në vendin e 54. Ky është pozicioni më negativ në të cilin ndodhet kombëtarja jonë, që kur tranjeri De Biasi u ul në stolin e saj. Ndeshjen e fundit ekipi kombëtar e ka zhvilluar ndaj Maltës më 5 mars, të cilën e fitoj me rezultatin 2-0. Skuadra e De Biassit do të zhvillojë tre ndeshje miqësore kundër Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos në muajt Maj-Qershor. Vendin e parë në renditje vazhdon ta ruaj Spanja, e ndjekur nga Gjermania në vendin e dytë dhe Portigalia në të tretin. Kolumbia dhe Uruguaji pozicionohen në vendin e katërt dhe të pestë, lista me 10 skuadrat më të mira plotësohet nga Argjentina, Brazili, Zvicra, Italia dhe Greqia.