e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FIFA, 5 mije euro gjobe per Norvegji-Shqiperi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FIFA, 5 mije euro gjobe per Norvegji-Shqiperi

Pas katër muajsh në dyert e gjykatave, Anders Johansen ka fituar dje gjyqin kundër Federatës norvegjeze, e cila e kishte akuzuar për prishje të rendit publik gjatë ndeshjes Norvegji-Shqipëri të 26 marsit të këtij viti. Gjatë këtij takimi, tifozët vendës hodhën fishekzjarrë duke krijuar një tymnajë në fund të takimit, teksa kuqezinjtë po fitonin falë golit të Hamdi Salihit. Pas gati një muaji FIFA dërgoi një gjobë prej 40000 koronash (rreth 5 mijë euro) në zyrat e Federatës Norvegjeze të Futbollit, e cila nuk pranoi që ta shlyente këtë penalitet. Sipas drejtuesve të kësaj Federate, ata kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e takimit dhe fajtor ishte bërë vetëm një tifoz, duke shënjestruar në rastin konkret Anders Johansen.

Ndaj tij u ngrit një padi civile, e cila vijoi deri ditën e djeshme. Johansen u detyrua që të paraqiste të gjitha filmimet e këtij takimi, për të treguar se nuk kishte qenë ai që kishte hedhur fishekzjarrë. Gjykata e liroi nga kjo padi, duke bërë që Federata norvegjeze të jetë tashmë e detyruar që të paguajë gjobën ndaj FIFA-s. Kujtojmë se gjobat kundrejt vendeve skandinave janë thuajse inekzistente, kjo për shkak të rregullit që ka në stadiumet e këtyre vendeve. Ndaj edhe shuma e vendosur nga FIFA në rastin konkret ka qenë shumë e ulët (5 mijë euro), kjo e krahasuar me gjobat e tjera që vendos zakonisht qeveria e futbollit botëror.