Blatter deshiron takim, Ronaldo e refuzon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duket se dëmin që e ka shkaktuar me ligjëratën e tij shokuese, Sepp Blatter po mundohet ta pastrojë duke folur vet me njeriun që e ka fyer. Sidoqoftë, tentimet e tij duken të dështuara. Cristiano Ronaldo ka refuzuar një takim privat me kreun e FIFA-s, gjithnjë sipas AS. Ftesa portugezit i ka ardhur nga Sepp Blatter për ta bindur atë që të jetë pjesë e gala ceremonisë së FIFA-s për Topin e Artë. Burimet jo zyrtare rreth mediave pranë Realit bëjnë të ditur se Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë edhe nëse ai e fiton atë, pasi që është ende i ofenduar nga fjalët e Blatter.
Sepp Blatter e quajti Ronaldon egoist dhe një komandant në fushë, që mendon vetëm për vete, duke preferuar Lionel Messin në një ligjëratë në Oxford video e të cilës shpërtheu sikur bombë në rrjetet sociale, e të cilën e përhapi vet Ronaldo në faqen e tij zyrtare me një reagim të ashpër. Blatter ka kërkuar falje pas këtyre ndodhive, por kjo ishte e pamjaftueshme sipas Carlo Ancelottit dhe vet Ronaldos.