e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

10 personat me me ndikim tek Lionel Messi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
10 personat me me ndikim tek Lionel Messi

E përditshmja sportive katalanase "El Mundo Deportivo" feston me Lionel Messin. Ylli argjentinas i Barcelonës ka festuar dje 10-vjetorin e debutimit me fanellën azulgrana, një dekadë që i ka dhënë gjithçka Barçës por edhe "Pleshtit" duke e shpallur edhe lojtarin më të mirë të Shekullit XXI.

Por cilët janë njerëzit që kanë ndikuar më shumë te Leo Messit gjatë këtyre viteve? Ndër personat më me ndikim renditen Tito Vilanova, Josep Guardiola, Ronaldinho De Assis etj.

Ja lista e plotë me dhjetë personat që kanë ndikuar më tepër në jetën profesionale të Messit: 

1-TITO VILANOVA (Trajner 2012-13, zv/trajner 2007-12): Nën drejtimin e tij Lionel Messi theu rekordin e Gerd Muller (91 gola)

2- FRANK RIJKAARD (Trajner Barça 2003-2008): Hollandezi kishte të gjithë vizionin për ti besuar në fushë një djaloshi që nuk kishte ende mbi shpinë 17-vjeçët dhe ta vinte të luante përkrah yjeve të kohës si: Ronaldinho, Eto'o dhe Deco.

3- JOSEP GUARDIOLA (Trajner Barça 2008-20012): Që pas "Pekin 2008" kur Argjentina fitoi medaljen e artë në futboll Guardiola besoi verbërisht në aftësitë e jashtëzakonshme të Messit. Madje ai bëri që "Pleshti" të ndryshonte edhe konceptet në futboll duke e mësuar të jetë ai "9" false dhe të qëndronte më pranë Xavit dhe Iniestës, edhe pse lojtarë si Ibrahimoviç apo Eto'o nuk e pëlqyen këtë.

4- RONALDINHO DE ASSIS (Barca 2003-2008): Kur Messi u bë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës ylli brazilian ishte pika e referimit në fushë.

5- JOSE MANUEL PINTO (Barca, portier që prej 2008): Një prej futbollistëve që e ka ndihmuar dhe i ka qëndruar Messit shumë pranë edhe jashtë fushe.

6- CESC FABREGAS (Barca 1997-2003 dhe që prej 2011): Një tjetër mik i ngushtë i Lionel Messit. Madje edhe Antonella Roccuzzo dhe Daniella Semaan janë mikesha. Por lidhja e tyre qëndron edhe në fushë pasi shpeshherë të dy duhet të bëjnë "9"-n false.

7- PABLO AIMAR (Futbollist i Johor Darul Takzim Malay, ish i River Plate, Valencia, Real Zaragoza dhe Benfica): Idhulli i fëmijërisë së Messit.

8- XAVI HERNANDEZ-ANDRES INIESTA: Një prej futbollistëve më me ndikim në karrierën e argjentinasit. Me spanjollin pas krahëve Messi i ka patur punët shumë të lehta. Madje të dy e kanë ndihmuar edhe në fitimin e Topit të Artë.

9- JUANJO Brau (Fizioterapisti i Barçës që prej 1997 dhe i Messit 2007-2013): Është e vërtetë që tani te Barcelona ka mbërritur Luis Garcia, i cili do të kujdeset për dëmtimin e Messit, por në gjashtë vitet e fundit njeriu që është kujdesur më shumë për formën fizike të tij ka qënë fiziterapisti JUANJO Brau.

10- Cristiano Ronaldo (Real Madrid, që prej 2009): Rivali më i madh i Messit në fushat e lojës. Të dy bashkë i kanë dhënë tonin futbollit të viteve të fundit dhe kanë "luftuar" me njëri-tjetrin për shumë tituj, por portugezi ka qënë edhe një frymëzim i fshehtë për argjentinasin.