e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Europa, Tirana është më e fortë në sfidat direkte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Europa, Tirana është më e fortë në sfidat direkte

Tirana është në garë me kohën dhe gjith ashtu me shkallët në tabelën e klasifikimit, në tentativë për të arritur Europën. tiranaBardheblutë bënë një fazë të dytë të shkëlqyer, ndërkohë që luhatjet e rezultateve në të tretën bënë që kryeqytetasit të humbasin terren me vendin e tretë dhe përkatësisht edhe me rivalet për këtë pozicion në renditje.

Aktualisht Kukësi është skuadra e fundit që do të kapte Europën nga kampionati nëse gjithçka do të mbyllej në këto pozita, e cila ndiqet nga Teuta. Verilindorët janë në kuotën e 51 pikëve, kundrejt 48 të durrsakëve që ndiqen nga bardheblutë me një më pak. Megjithatë, nëse do t'i kthejmë sytë nga statistikat dhe ajo që ka prodhuar ky sezon në tri fazat e para, përballjet direkte flasin në favor të 24 herë kampionëve.

Asnjë humbje

Në gjashtë ndeshje të zhvilluara përballë Teutës dhe Kukësit, Tirana e ka 0 kuotën e humbjeve, ndërkohë që numëron katër fitore dhe tri barazime. Statistika që tregojnë se skuadra e drejtuar në fillim nga Shkëlqim Muça dhe e vijuar nga Ilir Daja, ka treguar superioritet në përballjet direkte me dy ekipet rivale për një vend në Kupat e Europës.

Malorja

Pavarësisht se Tirana i ka marrë 5 nga 9 pikë të mundshme Teutës (1 fitore dhe dy barazime) dhe 7 nga 9 Kukësit (dy fitore dhe një barazim), faza e katërt rezervon dy ndeshje në transfertë për bardheblutë në lidhje me dy rivalet. Java e pestë e çon kryeqytetasen që të përballet në Durrës me skuadrën e ish-trajnerit të saj, Magani, ndërkohë që e fundit për këtë fazë dhe sezon e bën skuadrën e Ilir Dajës që të udhëtojë drejt Kukësit.

Përballjet e mëparshme në fushat e këtyre të fundit kanë treguar se bardheblutë dinë të fitojnë edhe në Kukës (si në fazën e dytë), ndërkohë që në Durrës, më së paku do tentojnë që të qëndrojnë të pamposhtur. Gjithsesi, objektivi Europë nuk varet vetëm nga këto dy takime, pasi kryeqytetasit duhet të bëjnë maksimumin në të shtatë takimet e mbetura, në rast se do të kërkojnë të realizojnë objektivin, i cili shërben edhe për të shpëtuar sezonin.

PËRBALLJET DIREKTE

FAZA E PARË
Tirana-Teuta 2-0
Tirana-Kukësi 2-1
FAZA E DYTË
Teuta-Tirana 0-0
Kukësi-Tirana 0-1
FAZA E TRETË
Tirana-Teuta 0-0
Tirana-Kukësi 1-1
FAZA E KATËRT
Teuta-Tirana (Java e 5-të)
Kukësi-Tirana (Java e 9-të)

Përgatiti: OLSI TUJANI