Europa League, italianet zhgenjejne ne gjysmefinale
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sevilja arriti një fitore të pastër 3-0 ndaj Fiorentinës, ndërsa Napoli barazoi me Dnipron. Skuadra spanjolle arriti një fitore të lehtë në sfidën e parë kundër Fiorentinës. Andaluzianët shkatërruan i shkatërruan vjollcët dhe siguruan një fitore komode para takimit të kthimit në Itali. Aleix Vidal (17’ dhe 52’) dhe Kevin Gameiro (75’) realizuan golat e kësaj fitoreje për Sevillan. Ndërkohë, sfida tjetër e mbrëmjes mes Napolit dhe Dnipros përfundoi në barazim 1:1. David Lopez (50’) realizoi për vendasit, teksa golin e mysafirëve e shënoi Yevhen Seleznyov (81’).