Abidal: Alvesh ishte gati te me jepte melcine!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sëmundja e kancerit është një sëmundje në shumicën e rasteve e pashërueshme. Kjo sëmundje një kohë e kishte përfshirë edhe ish-futbollistin e Barcelonës, Eric Abidal.
Ai nuk harron mirësinë e futbollisti brazilian, Dani Alvesh dhe e ka kujtuar aktin e tij madhor. Abidal ka kujtuar sërish momentet e vështira që kaloi kur u diagnostikua me kancer. Francezi ka treguar se braziliani i Barcelonës i ofroi mëlçinë e tij. “Ishte me të vërtetë diçka që duhej shumë forcë për ta përballuar. Nuk isha i pari njeri që pata sëmundje të tillë, por pata fatin që të më mbështesnin shumë njerëz. Dani Alvesh më ofroi mëlçinë e tij për transplantim. E tha seriozisht. Ishte e jashtëzakonshme. Sigurisht që refuzova”, tha fillimisht francezi. “Ai gjithashtu kishte një karrierë për të ndjekur dhe një familje për të mbajtur. E falënderoj shumë për atë gjest. Fatmirësisht, unë u ndihmova nga kushëriri im dhe tashmë siguroj shëndet të plotë. Një nga arsyet që më bënin më të fortë në ato momente, ishte bashkëshortja ime”, shtoi Abidal.