Murrai kampion e Masters, thyen Nadalin pa veshtiresi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tenisti britanik Andy Murray ka triumfuar pa vështirësi turneun Masters të Madridit, përballë një kundërshtari dinjitoz. Skocezi theu në finale spanjollin Rafael Nadal me rezultatin 6-3 dhe 6-2, në vetëm 88 minuta lojë. Ky dominim total i dha Murray-t titullin e 10-të në këtë turne, ndërsa për Nadalin kjo humbje do të thotë shumë, pasi e zbret atë në vendin e shtatë të renditjes ATP.
Nga kjo e hënë, do të nisë në Romë turneu i radhës Masters 1000, ku do të marrin pjesë tenistët më të mirë në botës, përveç Milos Raoniç, që është i dëmtuar. Pas dy javësh do të nisë turneu i madhe Roland Garros, aty ku Rafael Nadal do të përpiqet të mbrojë titullin e nëntë që fitoi vitin e kaluar.