e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjermanet fitojne me veteranet kuqezi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermanet fitojne me veteranet kuqezi

Veteranët e kombëtares gjermane kanë fituar përballë veteranëve të Kombëtares shqiptare në takimin e luajtur sot në “Elbasan Arena”. Takimi përfundoi me rezultatin 3-4. Për këtë sfidë, trajneri i kuqezinjve ishte Astrit Hafizi, i cili aktivizoi shumë yje të Kombëtares së viteve ’80.

Në fushë u futën emra si Musta, Zmijani, Targaj, Zëri, Tole, Agustin Kola e deri te lojtarët të cilët kanë shumë pak vite që janë tërhequr nga futbolli i luajtur.

Për Shqipërinë shënuan Bushi në minutën e 33 dhe 43, si dhe Agustin Kola në minutën e 41, ndërsa për kundërshtarët gjermanë kanë shënuar Bobiç 15’, Raiç 19’, Alberts 48’ dhe 54’.

Interesimi ka qene jo i vogël nga tifozët shqiptarë, të cilët ishin të konsiderueshëm në stadiumin e Elbasanit, ndërsa të ardhurat e siguruara nga biletat e shitura për këtë ndeshje do të shkojnë për ndërtimin e një fushe në qendrën e rikuperimit të të verbërve në Tiranë.