Europa League, Inter e Tottenham fitojne, zhgenjen Atletico Madrid
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përfunduan edhe sfidat e mbetura të Europa League, të cilat nisën në orën 21:00. Interi arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj CFR Cluj, ku heroi i ndeshjes ishte Palacio. Mesfushori, arriti që të shënonte dy golat e takimit, duke i dhënë kështu fitoren e pastër skuadrës italiane. Fitore të rëndësishme arriti edhe Tottenham 2-1 ndaj francezëve të Lyon.
Dy golat e uellsianit Gareth Bale, mjaftuan që Tottenhami të merrte një fitore të vështirë në shtëpi. Tashmë kualifikimi është shtyrë për në sfidën e kthimit. Po kështu, edhe Basel arriti një fitore në shtëpi, teksa mposhti 2-0 ukrainasit e Dnipros. Shokuese ka qenë humbja në shtëpi e Atletico Madrid me rezultatin 2-0 nga rusët e Rubin Kazan. Miqtë arritën të fitonin dhe të dominonin sfidën e Madridit, edhe pse kishin mbetur me një lojtar më pak që nga minuta e 45-të. Ndërkohë, sfida mes Borusia Moenchengladbach dhe Lazios përfundoi në barazim 3-3, ndërsa Newcastle United barazoi pa gola në shtëpi me Metalist-in.