e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tifozet e PSG shpalosin banderole kunder Kosoves

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozet e PSG shpalosin banderole kunder Kosoves
Tifozët e klubit francez të futbollit, Paris Saint Germain, kanë shpalosur banderolën “Kosovo is Serbia” (Kosova është Serbi) gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Valencias, të luajtur të martën mbrëma në “Mestalla”. Sipas “blic.rs”, afër banderolës është shpalosur edhe flamuri i Serbisë. Sipas sajtit serb, banderola është shpalosur nga anëtarët serbë të një grupi të tifozëve të PSG-së. Ata në katër vitet e fundit në shumë raste kanë paraqitur banderola të tilla. UEFA ka paralajmëruar se do të dënojë financiarisht klubin francez.