e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ramos merr pergjegjesite per golin e pesuar ndaj United

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ramos merr pergjegjesite per golin e pesuar ndaj United
Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, ka marrë përgjegjësinë për golin e shënuar nga Manchester United në sfidën ndaj Realit të  Madridit të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.Danny Welbeck shënoi një gol me kokë në minutën e 20-të të ndeshjes ku Ramos reagoi keq dhe vet ai ka deklaruar se përgjegjësia për pësimin e golit është i tij.

“Ai bëri më të mirën në atë situatë, ndërsa unë u nervozova sepse në fakt nuk ishte dakord aspak me vendimin e gjyqtarit për të dhënë goditje nga këndi në favor të Manchester United-it.”

“Në Champions League nuk mund të tolerohen gabime të tilla pasi kushtojnë mjaft në këtë fazë ku ndodhemi,” tha Sergio Ramos. Manchester United morri një barazim mjaft të vyer 1-1 në fushën e Realit dhe tashmë në ndeshjen e kthimit në Angli do t’i mjaftojë një barazim pa gola për të kaluar në çerekfinale.