Euro2016/ Dy shqiptare ne formacionin me te mire te javes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitorja 1-0 e Shqipërisë ndaj Portugalisë në Aveiro vazhdon të ketë impaktin e saj në mediat ndërkombëtare. Faqja e njohur sportive Goal.com në formacionin më të mirë të javës për ndeshjet e Europianit ka zgjedhur në përbërje të saj dy lojtarë të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin Mërgim Mavraj dhe mesfushorin Taulant Xhaka.
Goal ka përzgjedhur si portierin më të mirë të javës qipriotin, Georgallides. Së bashku me mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos, Mërgim Mavraj formon qendrën e mbrojtjes, e cila në krah ka islandezin Bjarnason dhe anglezin Baines. Sa i përkët mesfushës në qendër ndodhen kroati Modric dhe shqiptari Taulant Xhaka, ndërsa në krah ndodhet mesfushori i Irlandës, McGeady dhe mesfushori i Skocisë, Anya. Sipas Goal sulmi më i mirë i javës përbëhet nga gjermani Muller dhe polaku Lewandowski.