e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Nuk ishte Ronaldo shkaku i humbjes me Shqiperine'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Nuk ishte Ronaldo shkaku i humbjes me Shqiperine'

Mungesa e Kristiano Ronaldos nuk ishte arsye e humbjes së Portugalisë në shtëpi në ndeshjen ndaj Shqipërisë, thotë Paulo Bento. Ylli i Real Madrid nuk ishte pjesë e kombëtares në ndeshjen hapëse të “Euro 2016” të Grupit I, që u luajt në Aveio, për shkak të një dëmtimi në shpinë. Por, trajneri portugez refuzoi të pranonte si mungesën e Ronaldos ashtu edhe tre zëvendësimet si arsye që çuan në humbje.

Bento ka këmbëngulur se ekipi i tij mori atë që meritonte nga kjo ndeshje. “Nuk po justifikohem”, tha Bento. “Nuk ishte mungesë angazhimi nga ana e lojtarëve tanë, por nuk ishim efikas sa duhet ndërkohë që Shqipëria ishte shumë efikase.”  “Jemi të gjithë të frustruar për shkak të rezultatit. Mund të kishim bërë më shumë edhe pse mendoj se nuk ishim dhe aq keq”, ka nënvizuar trajneri portugez.