e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Etrit Berisha: Me dhemb goli i Portugalise, gabim i perseritur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Etrit Berisha: Me dhemb goli i Portugalise, gabim i perseritur

I mërzitur në fund të ndeshjes ka qenë portieri i kombëtares shqiptare. Nuk ka dashur të flasë për mediat, madje duke evituar edhe zonën miks. Gjithsesi dy fjalë ka thënë për mediat. Në fillim është shprehur se është i bindur se në ndeshjen e ardhshme gjërat do të jenë ndryshe. “Goli i pësuar nuk ishte punë fati, ishte një situatë ku nuk ishim të përqendruar sa duhet dhe skuadra të mëdha si Portugalia dinë t’i shfrytëzojnë ato. Më shumë më dhemb, sepse na ka ndodhur edhe më parë, por ne duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të fillojmë të mendojmë për sfidat që na presin. Nuk e di sesi ndodhi. Ishte diçka që ndodh në çdo takim dhe nuk mund të shpjegohet.

Por tani gjërat kanë ndryshuar. Duhet të fitojmë me Serbinë në fushën e lojës, për të shkuar në Europian. Ne do të bëjmë maksimumin. Janë gjëra të ndodhin. U kërkova llogari të gjithëve sesi ka mundësi që të lihet i lirë një futbollist në minutën e 93-të në zonë”, është shprehur Etrit Berisha. Por më shumë se Etrit Berisha, ai që dukej sikur i kshte rënë bota. Ka ikur i fundit nga stadiumi, madje jo me skuadrën, por vetëm. Dukej i shkatërruar në maksimum Lorik Cana. Nuk kishte fjalë për të thënë, ndonëse me sjelljen e tij kërkonte falje për atë gabim të bërë.

Gjithsesi, edhe pse për shumë, por edhe për veten e tij ai u etiketua shkaktari i gabimit që solli humbjen, Cana është vlerësuar nga mediat franceze. ‘Eurosport; dhe ‘butfootball.fr’, kanë deklaruar se Cana ishte njeriu i cili e ndali Ronaldon nga shënimi i golave. “Cana i Nantës ndali Ronaldon”, ishte titulli i ‘butfootball.fr’. “Lorik Cana ishte i gjithpranishëm në repartin mbrojtës, i cili e mbuloi mirë tri herë lojtarin më të mirë në botë”, shkruan në analizën e vet ‘Eurosport’. “Kjo premton se Lorik Cana shumë shpejt do të debutojë në Ligue 1!”, shkruan ‘butfootball.fr’.

Në fund edhe trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi ka folur në të ftohtë për ndeshjen. Ai është treguar optimist para medieve italiane. "Ne ende kemi dy ndeshje një shtëpi, me Serbinë dhe një në Armeni. Dy ekipet që janë larg nga kualifikimi, por me serbët ekziston pakënaqësia e madh në mes të dy vendeve, kështu që tifozët do të jenë vendimtarë në këtë lojë shumë të vështirë.

Ne shpresojmë për të mbyllur kualifikimin, sepse ne kemi bërë mirë në grup dhe në lidhje me Danimarkën konkurrentin tonë të parë që është një pikë para nesh, por ka për të luajtur në Portugali, shpresojmë të humbasë. Futbolli është sporti më i madh në botë, por ai gjithashtu mund të jetë dhe i keq e mizor. Për mua nata e kaluar deri në minutën e 90-të ishte e bukur, por pastaj ... (qesh) ", është shprehur trajneri i kuqezinjve. Kujtojmë që skuadra jonë ka ka për të luajtur dy ndeshje më 8 dhe 11 tetor.

Njëra do të luhet në “Elbasan Arena” dhe tjetra në Jerevan të Armenisë. Nga këto dy takime varen gjithë shpresat e kualifikimit. Nëse skuadra jonë merr gjashtë pikë atëherë ajo nuk ka nevojë të ruajë rezultatin e ndeshjes Portugali-Danimarkë që luhet më 8 tetor. Shkurt kuqezinjtë kanë në dispozicion edhe 180 minuta për t’u kualifikuar direkt në Europian dhe për të mos luajtur në “play-off”.

Në fund ai që ka folur për ndeshjen e djeshme ishte Arlind Ajeti. Mbrojtësi është shprehur se historinë e shkruajmë me Serbinë dhe nuk qëndrojmë me kokë ulur. Me një postim në “Facebook” futbollisti ka motivuar gjithë shqiptarët me mesazhin e dhënë. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se historinë do ta shkruajnë më 8 tetor ndaj Serbisë. “Sot 1 muaj do ta shkruajmë historinë së bashku në “Elbasan Arena”, ka shkruar Arlind Ajeti, një nga më të mirët në fushën e lojës këto dy ndeshje paçka se nuk ka ekip. Shqipërisë i duhet një fitore për t’u kualifikuar në ‘Francë 2016’, nëse Danimarka nuk mposht Portugalinë.

Shqipëria e sigurt me 6 pikë

Skenarët sesi kualifikohet skuadra jonë në Europian. Dy fitoret e çojnë automatikisht në Francë

Shqipëria shansin e ka vetë në dorë, por edhe kombinimeve që mund të vinë nga Portugalia. Në lojë janë edhe 180 minutat e fundit të kualifikueseve, futbolli i luajtur i ngjason një sfide në shah. Në rastin e Shqipërisë, ekzistojnë disa skenarë për të siguruar biletën direkte në Francë. Në dy ndeshjet e mbetura, kombëtarja duhet të marrë të paktën dy pikë ose një fitore, për të siguruar vendin e dytë në Grupin I. Nëse Portugalia fiton me Danimarkën më 8 tetor, kuqezinjve mund t’u mjaftonte një sukses hipotetik përballë Serbisë. Minimalisht ekipi i De Biazit nuk duhet të humbasë në ndeshjen e fundit në “Elbasan Arena” dhe më pas të synojë një pikë edhe në Armeni.

Fati i kombëtares është i lidhur ngushtë me sfidën në Braga. Situata komplikohet nëse danezët barazojnë në tokën luzitane, duke bërë që Shqipërisë t’i nevojitet me patjetër një fitore në dy takime. Nëse Danimarka triumfon në Portugali, atëherë misioni bëhet më i vështirë. Kuqezinjtë do të detyroheshin ti fitonin të dyja ndeshjet e tetorit për t’u kualifikuar direkt në Francë.

Kualifikimi direkt nga grupi, synohet edhe sepse gara për vendin e tretë më të mirë është komplikuar. Kroacia është e para me 12 pikë, ndërsa ka edhe dy ndeshje, me Bullgarinë dhe Maltën, me pikët ndaj kësaj të fundit që nuk llogariten, si ekipi më i dobët në Grupin H. Përpara kuqezinjve qëndrojnë edhe Ukraina dhe Hungaria, ndërsa rrezik përbëjnë Rusia dhe Republika e Irlandës. Nëse Shqipëria nuk siguron pjesëmarrjen direkte në Francë, rruga më e gjatë, ajo e kualifikimit nëpërmjet fazës “play-off” është edhe më e vështira, pasi në garë janë edhe skuadra si Izraeli, Turqia dhe Estonia.

Portugezët: Ndihmojmë Shqipërinë

Danimarka shpreson tek dhurata e Ronaldos në Braga më 8 tetor

Portugalia ka premtuar se do të mundë Danimarkën. Kështu ka premtuar trajneri i skuadrës që mundi kuqezinjtë të hënën në “Elbasan Arena”. Trajneri Fernando Satos nuk e fshehu rëndësinë e suksesit ndaj Shqipërisë dhe mendon për sfidën e radhës me Danimarkën. “Fitorja është gjithmonë e rëndësishme. Hodhëm një hap të madh drejt Euro 2016, por ende asgjë nuk ka përfunduar. Sipas llogarive na nevojitet edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit. Megjithatë, me Danimarkën duhet të luajmë si një finale dhe nuk duhet të paraqitemi me mendimin se jemi në Francë”, është shprehur portugezi që i ka sjellë pesë fitore skuadrës.

Ndërkaq mediat daneze shpresojnë tek dhurata e Bragës “Portugalia: Me Danimarkën do të jetë një finale”. Kështu e nis titullin kryesor gazeta daneze “Ekstra Bladet” duke iu referuar sfidës së 8 tetorit në Braga ku skuadra nordike do të udhëtojë për sfidën e fundit të Grupit eliminator. Pasi kjo e përditshme i kushton një hapësirë të madhe suksesit të Portugalisë në Shqipëri me titullin, “Portugalia i jep një dorë Danimarkës”, thekson se skuadra e Olsen po kalon një moment negativ pasi në dy ndeshjet e fundit nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe tani është e detyruar të luajë një 90 minutësh vendimtar.

Shqipëria e sigurt me 6 pikë

Skenarët sesi kualifikohet skuadra jonë në Europian. Dy fitoret e çojnë automatikisht në Francë

Shqipëria shansin e ka vetë në dorë, por edhe kombinimeve që mund të vinë nga Portugalia. Në lojë janë edhe 180 minutat e fundit të kualifikueseve, futbolli i luajtur i ngjason një sfide në shah. Në rastin e Shqipërisë, ekzistojnë disa skenarë për të siguruar biletën direkte në Francë. Në dy ndeshjet e mbetura, kombëtarja duhet të marrë të paktën dy pikë ose një fitore, për të siguruar vendin e dytë në Grupin I. Nëse Portugalia fiton me Danimarkën më 8 tetor, kuqezinjve mund t’u mjaftonte një sukses hipotetik përballë Serbisë. Minimalisht ekipi i De Biazit nuk duhet të humbasë në ndeshjen e fundit në “Elbasan Arena” dhe më pas të synojë një pikë edhe në Armeni. Fati i kombëtares është i lidhur ngushtë me sfidën në Braga. Situata komplikohet nëse danezët barazojnë në tokën luzitane, duke bërë që Shqipërisë t’i nevojitet me patjetër një fitore në dy takime.

Nëse Danimarka triumfon në Portugali, atëherë misioni bëhet më i vështirë. Kuqezinjtë do të detyroheshin ti fitonin të dyja ndeshjet e tetorit për t’u kualifikuar direkt në Francë. Kualifikimi direkt nga grupi, synohet edhe sepse gara për vendin e tretë më të mirë është komplikuar. Kroacia është e para me 12 pikë, ndërsa ka edhe dy ndeshje, me Bullgarinë dhe Maltën, me pikët ndaj kësaj të fundit që nuk llogariten, si ekipi më i dobët në Grupin H. Përpara kuqezinjve qëndrojnë edhe Ukraina dhe Hungaria, ndërsa rrezik përbëjnë Rusia dhe Republika e Irlandës. Nëse Shqipëria nuk siguron pjesëmarrjen direkte në Francë, rruga më e gjatë, ajo e kualifikimit nëpërmjet fazës “play-off” është edhe më e vështira, pasi në garë janë edhe skuadra si Izraeli, Turqia dhe Estonia.