e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Media serbe: Ballisti Morina, ne tribunen VIP me 8 tetor

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Media serbe: Ballisti Morina, ne tribunen VIP me 8 tetor

Një muaj para ndeshjes Shqipëri­ Serbi, mediat serbe nisin spekulimit lidhur me personat e “rrezikshëm” që do të jenë pjesë e tifozëve në stadiumin “Elbasan Arena” më 8 tetor.

Portali serb “alo.rs” shkruan se, sipas burimeve të saj ballisti Morina, ideatori i dronit në stadiumin e Beogradit, do të ketë një vend në tribunën VIP, përkrah presidentit të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadziç.

“Ky është një skandal dhe provokim i rëndë”, shkruan portali serb. Por mediat e Beogradit vijojnë edhe më tej me imagjinatën e tyre teksa thonë se, kanë informacione që gjatë ndeshjes do të hidhet një tjetër dron që mund të provokojë situatën.

Ndërkohë që provokimi i fundit që do t’u bëhet serbëve në Elbasan është ai i ngatërrimit me qëllim i himnit kombëtar, kur në vend që të luhet ai i Serbisë, do të luhet himni i ish-Jugosllavisë, që titullohet “Hej Slovenia”.

“Ne na mbetet mos të bëhemi pjesë e provokime dhe t’ua prishim festën”, përfundon shkrimi i medias serbe.